Me një pasuri prej 200 miliardë eurosh, dasma e ardhshme e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez me siguri do të jetë një ngjarje spektakolare. Por ka ende punë për të bërë para dasmës.
Si njeriu i tretë më i pasur në botë, themeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i ‘Amazon’, me ndihmën e një ushtrie ekspertësh ligjorë, po përgatit një marrëveshje të fortë paramartesore.
Jeff (61 vjeçar) dhe Lauren (55 vjeçare), të cilët u fejuan në vitin 2023 në superjahtin e tij prej 500 milionë eurosh pranë brigjeve të Kanës, thuhet se janë shumë të emocionuar për dasmën e tyre.
Sipas MailOnline, Bezos do të martohej “nesër” nëse do të mundte, por avokatët e tij nuk do ta lejojnë derisa të sqarohen të gjitha detajet ligjore. Marrëveshja paramartesore ka qenë në përgatitje për disa muaj.
Duke pasur parasysh që pasuria e Bezos vlerësohet në 200 miliardë euro, avokati thekson se një marrëveshje e tillë paramartesore do të zgjaste disa muaj për t’u përfunduar.
Procesi përfshin vlerësimin e vlerës së pronës, detyrimet ligjore për deklarim, negociatat dhe hartimin e kujdesshëm të kontratave.
“Një marrëveshje paramartesore në këtë nivel pasurie është një sipërmarrje e madhe, që shpesh përfshin një ushtri avokatësh dhe këshilltarësh financiarë të shtrenjtë, jo vetëm në ShBA, por edhe në vende të huaja, ku Bezos zotëron asete të konsiderueshme”, shpjegoi një avokat.
“Problemi nuk është sasia e parave, por kompleksiteti. Duhet të harmonizohen ligjet e juridiksioneve të ndryshme, të sigurohet që kontrata të jetë e zbatueshme në gjykatë, të merren në konsideratë investimet private, portofolet e pasurive të paluajtshme, strukturat e qeverisjes së kompanive dhe të ruhet niveli maksimal i privatësisë”, shton ai. Ai nuk kishte një marrëveshje paramartesore në martesën e tij të parë.
Është interesante që Jeff Bezos nuk kishte një marrëveshje paramartesore në martesën e tij me MacKenzie Scott.
Ata u martuan në vitin 1993 dhe kaluan 25 vjet së bashku para se të divorcoheshin. Për shkak të mungesës së një marrëveshjeje paramartesore, divorci ishte mjaft i ndërlikuar.
Si pjesë e marrëveshjes, MacKenzie, e cila qëndroi pranë Jeff-it gjatë rritjes eksponenciale të Amazon, mori 33 miliardë euro dhe një pjesë prej 4 për qind të aksioneve të kompanisë.