Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry dhanë disa ditë më parë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të dytë. Meghan ka sjellë në jetë të premten vajzën e çiftit, në orën 11:40 në Santa Barbara. Fatmirësisht, edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Meghan dhe Harry vendosën ta pagëzojnë bebushen me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.
Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.
Por, kush po e ndihmon çiftin të kujdeset për dy fëmijët? Një person shumë i veçantë: mamaja e Meghan Markle.
Mehgan ashtu edhe Princ Harry kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me Dorian.
Madje, ata janë mirënjohës që ajo jeton në shtëpinë e tyre në Montecito, California, për të ndihmuar me Lilin dhe Archie.
“Meghan është shumë mirënjohëse që ka nënën e saj si mbështetje dhe Harry thjesht e adhuron atë’’.- tregoi një burim.
Ditë më parë është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes. ‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.
Së fundmi, gjatë vizitës në një shkollë në Cornwall gjatë samitit të G7, Dukesha e Kembrixhit tha se mezi po priste ta takonte vogëlushen e Harry-t dhe Meghan-t.
“Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj sepse ende nuk e kemi takuar, kështu shpresojmë që së shpejti”, është shprehur Kate.
E pyetur nëse kishte folur me të në ‘Facetime’, Dukesha tha se nuk ka biseduar.