“Një poezi për çdo ndjenjë” është libri i parë i shkrimtares së vogël Jasmina Dalipi. Edhe pse është vetëm në klasë të 5 Jasmina falë talentit në krijimtari ka arritur që të promovojë librin e saj të parë për vjersha për fëmijë. Në shkollën “Fadil Gumani” mes shokëve të klasës dhe shumë të ftuarve të tjerë u bë promovimi i librit . Jasmina thotë se më së shumti për këtë libër e ka frymëzuar natyra dhe se shpreson se do të vijojë të shkruaj edhe në të ardhmen.

Krenar dhe i emocionuar për vajzën e tij shprehet edhe babi i Jaminës i cili e ka mbështetur në realizimin e librit të saj të parë.

Krenarë për Jasminën shprehen edhe mësuesit e shkollës ku ajo mëson. Në promovimin e librit nuk mungoi as shkrimtari elbasanas Fatmir Musai.

Gjatë promovimit të “Një poezi për çdo ndjenjë” shokët dhe shoqet e klasës së Jaminës recituan nga një poezi nga libri i saj./egnatia news