Nga Erion Murataj!
Askush se zgjedh të jetë jetim. Rrethanat, nganjëherë fati e shpesh paudhësia. Të gjitha këto vlejnë për një individ të pafuqishem . Po për një popull ?! A vlejnë… ? Për një popull që ka mijëvjeçar që vuan nga luftëra të brendshme e të jashtme .
Një popull që rropatet si endacak për një paqe e liri, që kurrë se gjeti aty ku ka rrënjët… Unë them jo ! Po vallë të jemi vërtetë kaq të padenjë që sakrificën mijëvjeçare ta kthejmë në forcë…! Pse duhet të ngelemi peng tek tradhtarët e të tredhurit e të na mahnisin e besojmë perrallat nga të rrjedhurit. Të jemi kaq mediokër sa të përçmojmë veten, gjakun e derdhur, nderin dhe emrin ?!
Mbase… !
Por kjo është një kryqëzatë që në dritën e zhvillimeve të reja botërore na çon në asimilim. Ne nuk jemi! Ne kemi zgjedhur të jemi jetim. Derisa kemi pranuar t’i nënshtrohemi atyre që i quajmë “Të Mëdhenj” dhe u lepihemi e ngjitemi pas për të pare nga lart fatkeqsinë tonë. Dekadat që kalojnë mes shpresës dhe eksodit janë cmimi që paguajmë prej qindra e mijëra vitesh. Disfatizëm? Jo, nuk është!
Dembelizëm dhe mburrje me shpresën e së kaluarës së afërt apo të largët. Shitje ndaj një emri që s’na përket. E dini pse ?! Sado e bukur të jetë Europa apo Amerika, apo dreqi e i biri nuk na përket! Copëza krenarie të së shkuarës duhet të na hapin sytë se ne e kemi vendin këtu ku na prehen eshtrat e gjyshërve. Ata që edhe pse nuk u lepinë me ta krenohemi dhe për aq pak sa arritën.
E dini pse ? Sepse e arritën vetë dhe e arritën për ne. E nëse dicka nuk shkon mirë sot, nuk ka gjë,do mund të krenohen dhe për ne nesër.
Sot është e mundur ! E nëse i perbuzim e i zhvlersojmë të gjithë parazitët që na kanë vrarë shpresën, do mundemi të mos i lëm jetim brezat që do të vijnë. Duhet pak vetësakrifikim … E di ! Por të paktën do të mundemi të lëm pas diçka që vlen më shumë sesa e sotmja jonë. Unë them se ja vlen të mos na i quajnë nesër nipërit: “Popull jetim e fatkeq”
Përvuajtja shekullore dhe mitet e shitura që kemi lartësuar, na bëjnë të mos shohim dritë në fund të tunelit . Por harrojmë dicka … Kur na është dhënë dicka falas në këtë copëz toke të bekuar nga natura?! Kurrë! E kaluara na mëson se e kemi paguar shtrenjtë . Shitja dhe lakuriqësia, që ca që e quajnë veten politikan na ofrojnë nuk është zgjidhja.
Mos u çudisni! Për tutorin, një jetim është prehja perfekte. Në kohën që jetojmë, çdo gjë blihet e shitet, por dinjiteti e Mëmëdheu jo. Koha për të zgjedhur të keqen më të vogël duhet të perëndojë në të kundërt në historinë që do të shkruajnë brez pas brezi do thonë: Një popull jetim e fatkeq për ne…