Teksa duan më pak se dy orë që të nis zyrtarisht protesta e opozitës, kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.
Ai u prit nga qytetarë të shumtë që kanë mbërritur për protestën që do të nis rreth mesditës.
I pyetur nga mediat, Berisha dha një prononcim të shkurtër. “Një protestë e jashtëzakonshme. Revolucioni fillon,” tha Berisha.
