Mediat serbe janë duke bërë një pasqyrim të gjerë mbi Samitin për Ballkanin e Hapur në Tiranë, ku krerët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut firmosën gjashtë marrëveshje të rendësishme për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit mes tyre.
Përveç opozitares “Danas”, e cila e ka injoruar fare si aktivitet, mediat e tjera pranë qeverisë serbe janë duke raportuar me nota mjaft positive në raport me Serbinë atë që po ndodh aktualisht në Tiranë.
“Kurir”, i referohet Vucciccit teksa thotë se ai njihte shumë biznesmenë serbë që do të donin të investonin në Shqipëri, por që deri më tani janë penguar nga procedurat e ngatërruara.
Po ashtu, e njëjta media i referohet presidentit serb teksa përmes numrin e lartë të qytetarëve nga Serbia që vizituan gjatë verës bregdetin shqiptar.
Ndërkohë, “Blic.rs” shkruan se marrëveshjet që u firmosën sot në Tiranë janë tepër të rendësishme dhe do të hedhin themelet për të ndërtuar një rajon pa kufij.
“Vuçiç dhe Zaev u pritën përzemërsisht nga kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama në hyrje të Pallatit të Brigadave për të vijuar më pas me fjalët e rastit dhe firmosjen e marrëveshjeve respektive”, shkruan media serbe, ndërkohë që “Alo.rs”, e njohur për qendrimet anti-shqiptare i referohet më tepër deklaratave të Vuçiçit për djegien e flamurit të Serbisë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Marrëveshjet për Ballkanin e Hapur të nënshkruara në Tiranë
Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS). /abcnews.al