Forcat ruse kanë shtuar sulmet me raketa gjatë javëve të fundit në Ukrainë, duke synuar objektet e energjisë. Sot një seri shpërthimesh tronditën qytetet ukrainase Kharkiv dhe Zaporizhia.
Raketat goditën një fabrikë industriale në Kharkiv, tha kryebashkiaku Ihor Terekov, duke shtuar se ekipet e shpëtimit nuk kishin përcaktuar ende nëse kishte viktima dhe nuk kishin vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Megjithatë, guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Sinegubov tha se 5 persona janë lënduar
Ndërsa guvernatori rajonal Oleksandr Staruk, tha se për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar apo të vrarë në sulmet me raketa në Zaporizhzhia.
/abcnews.al