Pamjet e para të Windows 11 u publikuan vetëm një javë më parë, e megjithatë një student ka arritur të instalojë sistemin më të ri operativ të Windows në një smartphone Windows.
Gustave Monce publikoi një video të shkurtër në YouTube ku tregonte se Windows 11 po funksiononte në një Lumia 950 XL, e cila ishte ndër pajisjet e para dhe të fundit fatkeqsisht të Windows që vinin me versionin Windows 10 Mobile. “Gjithçka filloi 5 vite më parë, kur Windows 10 Mobile po dilte nga përdorimi” tha ai.
“Me kalimin e kohës unë fillova të bashkëpunoja me Binxing Wang dhe krijuam disa grupe diskutimi me 15 njerëz që ishin të interesuar të përdornin versionin e plotë të Windows 10 në Lumia 950.”
Ne u çuditëm kur pamë se sa mirë ky sistem operativ i përshtatet një ekrani 5.7 inç, mirëpo nuk mund të themi dot të njejtën gjë për shpejtësinë e animimeve. Gjithashtu ka dhe mjaft probleme të tjera si përshembull mosfunksionimi i kamerave dhe telefonatave apo SMS për shkak të ndryshimeve në OS, degradimi i jetëgjatësisë së baterisë. Për to ky eksperiment ishte më tepër si një provë për të parë se sa shumë mundet që inxhinierët dhe zhvilluesit të suportojnë versionet e braktisura nga Microsoft.
geek room