
Një tjetër aleat i është drejtuar zyrtarisht me kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t’u larguar nga koalicioni “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e drejtuar nga Sali Berisha, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk shkohet në BE me kriminelë si Taulant Balla. Asnjë votë krimit
Bëhet fjalë për Partinë Ora e Shqipërisë, e cila drejtohet nga Zef Shtjefni. Ky i fundit në shkresën e depozituar në KQZ thotë se koalicioni ku ai bënte pjesë nuk ka funksionuar asnjëherë.
Më tej, ai renditet dhe arsyet e largimit, të cilat janë mosfutje e emrit të tij në listën e hapur të kandidatëve, si dhe që nuk e kanë ftuar në fushatën hapëse apo në takimin e aleatëve.
“I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja!
Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese I pa ftuar ne takim.
