Rita Ora publikoi para pak ditësh këngën e saj më të re “Praising You” e cila është një ripërpunim modern i hitit të viteve ’90, “Praise You” në bashkëpunim me FatBoy Slim.
Ajo është kënga e dytë e publikuar deri më tani nga albumi i saj i ri, “You & I”, i cili do të publikohet i plotë në korrik. “Praising You” ka pasur sukses të menjëhershëm, duke u ngjitur lart në top listat ndërkombëtare të muzikës.
Ajo aktualisht është kënga e tretë më e transmetuar në radiot amerikane të zhanrit pop. Këtë e ka bërë të ditur vet Rita, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin e saj social Instagram. 32-vjeçarja shkroi në mbishkrimin e fotografive:
“Ahh! ‘Praising You’ është kënga e tretë më e transmetuar në radiot pop amerikane këtë javë. Faleminderit kaq shumë për mbështetjen e këngës, kjo do të thotë bota për mua.”
