Në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji i Bashkimit Evropian, ditën e sotem është kërkuar imuniteti i euroteputetes Maria Spyrakis, pasi ka dyshime për mashtrime lidhur me menaxhimin e dëmshpërblimeve parlamentare.

Pas kërkesës për heqjen e një prej zv.presidenteve të KE, Eva Kailit, Prokuroria e Përgjithshme Evropiane ka kërkuar heqjen e imunitetit për Spyrakis.

Rasti i eurodeputetes nuk ka lidhje me skandalin e fundit të korrupsionit që tronditi Brukselin ku në pranga ra zv,presidentja e KE Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi.

Kërkesa për heqjen e imunitetit është bërë për një çështje të ndryshme nga Katar Gate , pasi dy anëtarët grekë të Parlamentit Evropian janë nën vëzhgim për keqmenaxhimin e kompensimit të tyre parlamentar .

Madje, akuzohen se asistentëve të deputetëve nuk ua kanë paguar shpërblimin e paraparë për të mbajtur më shumë para.