
Ish-truproja i Diego Armando Maradonës është arrestuar në hetimet për vdekjen e ish-futbollistit.
Julio Cesar Coria, i cili ka punuar ngushtë me Diegon, është vënë në pranga pas një kthese dramatike në gjyqin e shtatë mjekëve të akuzuar për kujdesin e yllit.
Prokurori Patricio Ferrari akuzoi Corian se kishte gënjyer, duke bërë që gjykatësit të urdhëronin arrestimin e tij të menjëhershëm.
Ai kishte dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit gjatë gjyqit, i cili filloi më 11 mars dhe do të vazhdojë deri në verë.
Coria, 48 vjeç, kishte punuar me Maradonën për 5 vjet dhe ishte me të në shtëpinë në Tigre, afër Buenos Aires, ku vdiq nga ataku në zemër më 25 nëntor 2020.
Coria ishte thirrur si dëshmitar për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me Diegon, por Ferrari i tha gjykatës se ai pretendoi në mënyrë të rreme se nuk kishte folur me mjekun e Maradonës, Leopoldo Duque.
Mesazhet në WhatsApp zbuluan se dyshja kishin diskutuar për shëndetin e ish-futbollistit dhe madje kishin organizuar një barbecue.
Për këtë arsye, ai u vu menjëherë në pranga për dëshmi të rreme.
