Një tjetër histori si ajo e Mihalit, e regjistruar vite më parë, ka ndodhur në jug të vendit. Në plazhin e Borshit, një person i cili jep dhoma me qira ka përzënë në mënyrë të dhunshme pushuesit dhe turistët të cilët po merrnin rreze dielli në hapësirat publike të plazhit.
Personi në fjalë, sipas denoncimit të bërë te JOQ, pretendonte se plazhi është i tij dhe për këtë arsye ata duhet të largoheshin.
Sipas tyre, ky person, ka ushtruar presion fizik dhe verbal ndaj qytetarëve, madje ka përdorur dhe fjalë kërcënuese si dhe një fjalor banal.
Ndërkohë, në një video e cila është filmuar nga vetë pushuesit ky shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet, shihet teksa bën veprime të turpshme para qytetarëve.
Në momentin që ai kishte kuptuar se pushuesit ishin duke e filmuar, filloi të bënte gjeste të pahijshme para njerëzve të pranishëm, mes tyre dhe fëmijë dhe familjarë.
“Pershendetje dua te bej nje denoncim ne faqen tuaj nje situat aspak e kendshme ne plazhin e Borshit nje biznesmen qe jepte dhoma me qera ngjitur me qendren shendetsore plazh borsh perze turistet dhe pushuesit me pretendimin se plazhi aty esht i tij i perzuri ne nje menyr shum te dhunshme duke i shtyr kercenuar shar ofenduar me fjalet me te ndyra kur pa qe pushuesit po e filmonin arriti der aty sa u kthye dhe ju tregoj prapanicen aty rrotull ndodheshin dhe familjar te tij ku qeshnin me veprimet qe bente zotria ne foto dhe video qe do ju dergoj keto video tregojn se si bagetit si puna e atij pretendojn dhe zaptojn detin”, denoncimi i bërë nga qytetari për JOQ.