Turqia duket se nuk do të gjejë qetësi prej tërmeteve që e kanë goditur këtë vend muajin e fundit.
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballësh të Rihterit ka dridhur qytetin e Nigdes.
Thellësia e tërmetit raportohet se ishte shtatë kilometra.
Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer deklaroi se tërmeti me magnitudë 5.3 ballësh nuk shkaktoi asnjë viktimë apo dëm material ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth.
Kryebashkiaku i Nigdes, Emrah Ozdemir, ka pohuar se momentalisht nuk ka raportime për viktima gjersa konfirmoi se tërmetet e 6 shkurtit kanë dëmtuar 30 ndërtesa dhe se të gjitha duhet të shemben sepse më nuk janë të banueshme.
Ndryshe, dy tërmete të fuqishme që goditën shtetin turk dhe sirian kanë shkaktuar vdekjen e mbi 50 mijë personave.