Një tërmet i fortë me magnitudë 4 ballë ka tronditur pasditen e sotme ishullin e Lesbos në Greqi. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:43 me orën lokale.
Sipas mediave helene epiqendra e lëkundjeve ka qenë 26 kilometra në jugperëndim të Mytilene. Thellësia fokale e lëkundjeve ishte 10 kilometra.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
fax
