Një shtetas letonez ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. L.Z., 38 vjeç kishte ardhur në Shqipëri për qëllime turistike.
Ai u gjet pa shenja jete nga shoku i tij i dhomës E.T., 52 vjeç rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e vdekjes.
Siç bëhet me dije deri më tani, letonezi ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.