Fieri vijon e digjet, teksa pak minuta me parë një vatër e re zjarri ka rënë në fshatin Vjosë.
Zjarrfikësit e Patosit janë në vendngjarje dhe në luftë me flaket pasi temperaturat janë të larta dhe në kodra fryn era, cka vështireson ndërhyrjen.
Mësohet se nga përhapja e flakëve janë shkrumbuar qindra rrënje ullinj, pemë frutore e shkurre.
