Ju mund ta provoni këtë eksperiencë në website-in Dojacode.com, ku do të përshëndeteni nga një pamje futuristike e Doja Cat. Në faqjen tjetër ju do të shikoni 3 yje, të cilët përfaqësojnë 3 gjuhët e ndryshme të programimit- e verdha për CSS, bluja për Javascript dhe roza për Python.

Sapo ju klikoni në videoklip, eksperienca fillon. Gjithçka zhvillohet njësoj si në videon origjinale të Doja Cat, vetëm se juve ju duhet të merrni vendimet. Kur video ndalon, ju duhet të plotësoni vendet bosh pranë rreshtave të kodimit. Për shembull, në ndalesën e parë ju mund të ndryshoni ngjyrën e thonjve të Doja Cat duke përdorur CSS.

Në një rast tjetër, nëse ju ndryshoni emrin e qytetit bashkë me të do të ndryshojë dhe ora e ditës në video në mënyrë që t’i përshtatet orës reale në këtë qytet.

Në fund të eksperiencës suaj, juve do t’ju paraqiten disa screenshots të gjithë zonave sipas kodimit tuaj, të cilat mund t’i shkarkoni ose t’i shpërndani në rrjetet sociale.