Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 1 vjetorin e sulmit terrorist të Hamasit në Izrael.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hasani shprehet se Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
Më tej, ministri bën thirrje të gjithave palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.
“Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael.
Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”, shkruan ministri Hasani.
Top Channel