Aktori i njohur Arben Derhemi ka folur rreth serialit “Njerëz dhe Fate” të cilin e cilësoi si sfidën e jetës së tij.
Lajmi se ky serial do të rikthehej me seri të reja padyshim gëzon të gjithë artdashësit.
“Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.
Ai gjithashtu zbuloi edhe kastin e aktorëve ku shumca prej tyre do të jenë ata që kanë qenë.
“Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.
Aktori zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe duhet shumë investim, “Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”, shtoi ai në emisionin “Dola te Ola