
Moderatori Labinot Gashi ka folur së fundmi për herë të dytë publikisht rreth marrëdhënies së tij të ftohur me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Gashi sqaroi se raporti mes tyre është përfundimisht i mbyllur. “Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja ka qenë e thellë dhe e pandreqshme.
Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Dafina Zeqiri e cila përmes një postimi në Instagram, pa përmendur emra, ka dhënë një mesazh të fortë për ata që mundohen të ndërhyjnë në paqen e saj.
“Udhëtimi për të ardhur deri këtu ku jam sot ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje… me suksesin vjen edhe zhurma, njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote, ta rishkruajnë të vërtetën tënde ose të vënë në dyshim zgjedhjet e tua”.
