Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ndryshimet në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr. 8 në Tiranë, kryedemokrati u shpreh “Njëri e emëron, tjetri e shkarkon”, referuar Anuela Ristanit, e cila mban postin e kryetares së komanduar, pasi Veliaj ndodhet në burg.
Sipas Berishës ky është një funksion i Këshillit Bashkiak dhe jo i kryeministrit Edi Rama apo kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Njëri e emëron Anuela Ristanin, tjetri e shkarkon. Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër. Ato janë funksione të Këshillit Bashkiak, jo të Ramës apo Veliajt. Merrni vesh ku është Tirana dhe bashkia? Në duart e kujt janë?”, tha ai.
