Berat
Ushtruan dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor, arrestohet një shtetas tjetër.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpalluar në kërkim policor R.C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi në datë 27.08.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u arrestua shtetasi H.B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.