Damjan Knezeviç, një serb që ka lidhje të afërta me grupin paramilitar rus Wagner, nga Rashka e Serbisë ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Wagner është në pronësi të Yevgeny Prigozhit, njeri i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas Knezheviçit, shumë shpejtë do të kuptohet mesazhi, siç e ka quajtur ai, i dërguar nga ata.

“Kjo nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne merremi vesh, takohemi herë pas here sikurse tani për të dërguar mesazhe. Mesazhin do ta kuptoni shumë shpejtë që do ta dërgojmë”, ka thënë ai para nisjes së protestës në Jarinjë, shkruan The Geopost.Ai shton se dikush nga ta do t’iu bashkohet barrikadave.
“Nuk i kemi ftuar ne, i kanë ftuar serbet që janë në barrikada. Ne kemi ardhur për të dëshmuar se ne ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Mundet që dikush nga ne do të qëndroj [në barrikada]. Nuk e pranojmë asnjë institucion, nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244. Shihemi në Jarinjë”, ka shtuar ai.