Fatmira Breçani, e cila njihet ndryshe si bilbili i muzikës popullore, është bërë gjyshe për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vet ajo me ndjekësit në rrjete sociale ku ka postuar fotografinë e nipit.
“Tash zyrtarisht statusin gjyshe. Jam shumë e lumtur dhe falënderimi i shkon të madhit Zot për këtë mrekulli që na bekoi. E paç jetën e gjatë Triumf dhe të premtoj që gjithmonë do jesh i rrethuar nga shumë dashuri” – është shprehur Breçani.
Lindja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku jeton këngëtarja e madhe me familjen e saj prej kohësh. Miqtë e këngëtares nuk kanë ngurruar t’i urojnë jetën të gjatë vogëlushit.
