Fjoralba Ponari fillimisht është bërë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes së saj në spektaklin e talenteve “The Voice”. Pasi u bë e njohur si këngëtare ajo u përfshi në botën e televizionit si moderatore dhe sot është një nga më të preferuarat e publikut. Por Fjoralba nuk është talenti i vetëm në familjen e saj.
Moderatorja ka po ashtu një motër më të vogël mjaft të btalentuar që merret me muzikë, por për momentin nuk ka të njëjtën famë si Fjoralba. Ajo quhet Jehona, e cila po ashtu ka marrë pjesë në “The Voice of Albania” 4 vite më parë. Asokohe Jehona ishte një adoleshente, ndërsa sot një vajzë e rritur që përpiqet të bëjë diçka shumë ndryshe nga pjesa tjetër e artistëve të rinj shqiptar.
Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të prezantuar këngën e saj më të re “Entropy”. Ajo i surprizoi të gjithë me stilin e saj shumë të veçantë dhe Isli Islami i vuri në dukje faktin se nuk ngjason shumë me motrën e saj, Fjoralbën, përveçse kur buzëqeshin. Ndër të tjera Jehona tregoi se studion për art dizajn dhe se nga muzika nuk do të heqë kurrë dorë. Tashmë që e zbuluam (për herë të dytë) talentin tjetër nga familja Ponari shpresojmë që së shpejti të kemi një bashkëpunim në muzikë mes dy motrave.
icon style