Kopenhagen ka kryesuar listën e qyteteve më të mira në botë për cilësinë e jetesës. Kjo është hera e katërt që kryeqyteti i Danimarkës është renditur në vendin e parë që nga fillimi i sondazhit të Monocle në vitin 2007, sipas “Reuters”.

Zyrihu, Helsinki, Stockholmi dhe Tokio u renditën në “Top 5”.

“Kopenhagen është një nga ato qytete ku ka një ambicie të vërtetë për të ofruar një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë“,- tha kryeredaktori i Monocle, Andrew Tuck. “Ambiciet për krijimin e një mjedisi më të pastër janë më të mirat dhe qyteti po korr shpërblimet e investimeve urbane ndër vite.”

Raporti i këtij viti vlerësonte se cilat qytete ia kanë dalë muajt e kaluar të rimarrin veten; të mbrojnë ekonomitë e tyre, skenat kulturore etj. Ai gjithashtu vuri theksin në lidershipin civil, politikat e mira të strehimit dhe programet për të mbështetur sipërmarrësit.

Nuk ishte aspak e lehtë këtë vit, por ne u përpoqëm t’ia dilnim sa më mirë,“- tha drejtori redaktues Tyler Brule.

panorama