Ndërkohë që Louis, djali i tretë i dukeshës së Cambridge dhe princit William, është akoma i vogël për t’u bërë pjesë e tabloideve angleze, vëllai i tij, George, është kthyer në personazhet më të dashur për shtypin. Së fundmi, disa medie elektronike i kanë gjetur një “konkurrent” shtatëvjeçarit. Bëhet fjalë për princin Stefano Casiraghi. 

Origjina e emrit të princit

Stefano Casiraghi ka lindur në vitin 2017 në spitalin “Princess Grace” në Montecarlo. Emri i tij i plotë është Stefano Ercole Carlo Casiraghi dhe është një nderim për disa anëtarë të familjes. Emri i parë është i gjyshit të tij i cili vdiq në vitin 1990 në një aksident, ndërsa Ercole i referohet një figure të Rilindjes nga Principata. Carlo, nga ana tjetër, është një nderim për gjyshin e tij nga mamaja, Carlo Borromeo. living