Home SHOWBIZ Njoftuan ndarjen pas 17 vitesh, çifti i famshëm rikthehen sërish?

Njoftuan ndarjen pas 17 vitesh, çifti i famshëm rikthehen sërish?

33

Jason Momoa është shprehur se ai dhe Lisa Bonet janë “ende një familje” mes aludimeve të shumta për një rikthim të ish-çiftit.

“Lisa nuk mund të ishte këtu, kështu që ne po e përfaqësojmë, unë dhe fëmijët,” tha aktori të martën duke folur për “Entertainment Tonight” në premierën e “The Batman” në New-Jork. “Ne jemi shumë të emocionuar që jemi këtu. … Jemi ende familje, ju e dini!”


Momoa mori pjesë në këtë ngjarje me vajzën Lola, 14 vjeç, dhe djalin Noakoa-Wolf, 13, të cilët i ka me Bonet. Ai ishte atje për të mbështetur Zoë Kravitz – vajzën 33-vjeçare të Bonet me Lenny Kravitz – e cila luan Selina Kyle në filmin e drejtuar nga Matt Reeves.

“Ne jemi shumë krenarë,” tha Momoa.

Momoa së fundmi kaloi kohë me të dashurin e Kravitz, Channing Tatum, siç shihet në një postim të shpërndarë në Instagram të hënën.

Momoa njoftoi në një postim në Instagram (që tani e ka fshirë) në janar se ai dhe Bonet vendosën t’i japin fund lidhjes pas 17 vjetësh së bashku dhe prej më shumë se 4 vitesh martesë së bashku.

Megjithatë, një burim tha së fundmi për “Hollywood Life” se Momoa dhe Bonet po i japin një tjetër mundësi lidhjes së tyre.iconstyle