Zyrtarët shëndetësorë të Nju Jorkut po raportojnë rastin e parë të poliomielitit në SHBA në gati një dekadë.
Zyrtarët thanë se banori i kontesë Rockland është një i ri i pavaksinuar, i cili zhvilloi paralizë. Personi nuk konsiderohet më ngjitës, por zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të kuptojnë nëse persona të tjerë ishin të ekspozuar ndaj virusit.
Zyrtarët shtetërorë të shëndetësisë hapën klinika për vaksinimin ndaj poliomielitit si pjesë e përgjigjes. Polio dikur ishte një nga sëmundjet më të frikshme të vendit, me shpërthime vjetore që shkaktonin mijëra raste të paralizës – shumë prej tyre te fëmijët.
Shumica e amerikanëve janë të vaksinuar kundër poliomielitit. Një ekspert thotë se rasti duhet të shërbejë si thirrje zgjimi për ata që nuk janë të vaksinuar./voa/
