Është përfshirë nga përplasjet dhe tensionet protesta e sotme e opozitës, e pesta e mosbindjes civile. Së fundmi demokratët kanë denoncuar dhunën ndaj nënkryetarit të Kuvendit Agron Gjekmarkaj, që sipas deputetit Flamur Noka aktualisht është në spital për kujdes shëndetësor.

Në një deklaratë për mediat ai akuzoi policinë dhe tha se ky është një akt kriminal dhe i paprecedentë dhe kushdo që e ka urdhëruar e zbatuar do të mbajë përgjegjësi.

“Jam këtu për të dënuar aktin kriminal bandistesk të narkopolicisë të urdhëruar nga narkoministri dhe të zbatuar nga ushtari i krimit të organizuar Proda dhe vasalët e tij kundër nënkryetarit të PD dhe nënkryetarit të Kuvendit zotit Gjekmarkaj. Të dëshpëruar bandat e shtetit dhe narkoolicia nga efektet dhe jehona e mosbindjes civile si rruga e vetme për ta pastruar edhe këtë polici nga këta narko titullarë e narko drejtues si rruga e vetme për t’i dhënë vendit zgjidhje Shqipërisë zgjedhje të lira. Të tmerruar nga jehona ndërkombëtare e hapave të opozitës ata urdhërojnë për të shtypur revoltën me dhunë në këtë dhunë të shfrenuar ata nuk llogarisin se përballë kujt janë. Ata janë të tërbuar se është duke u ardhur ngordhja dhe për këtë askush nuk duhet të ketë dyshim. Drejtuesve të policisë po u vjen ngordhja ndaj po dhunojnë. Po u bëj thirrje policëve: Mos bini pre e urdhrave antiligjorë e antikushtetues ju nuk jeni për të dhunuar opozitën, por për të luftuar krimin e kriminelët, që hanë, flenë e ndajnë para droge e krimi e korrupsioni me këta urdhëruesit tuaj. Hiqni dorë nga të qenit merceneraë se jeni përfaqësues të shtetit. I bëj thirrje narko kryeministrit, narkoministrit e narkodrejtorit; ndaloni dhunën! Dhunën ndaj zotit Gjekmarkaj do të përgjigjet ai që ka urdhëruar e zbatuar këtë mizori ndaj deputetit”.

Noka tha se po administrojnë pamjet filmike dhe çdo provë ndaj dhunës në protestë.

“Po administrojmë pamjet filmike po evidentojmë çdo gjë. Do të përgjigjen të gjithë një më një. Është koha jonë. Koha e kusarëve dhe barbarëve po merr fund. Është radha jonë. Policia ta mendojë këtë gjë. I dhunuar në mënyrë barbare nga policia ai po shkon drejt spitalit për kujdes shëndetësor. Ky është një akt i paprecedentë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhunohet shkelmohet dhe është në gjendje jo të mirë në spital. Do ta paguajnë, është radha jonë po vjen koha jonë. Ne po regjistrojmë çdo gjë çdo emër çdo njeri që e regjistron”.