“Me këtë kombinim ne mund të përforcojmë platformën tonë të cyber security dhe ta bëjmë atë të aksesueshme për më tepër se 500 milionë përdorues” tha Vincent Pilette, CEO i NortonLifeLock. Ky kombinim do të mundësojë krijimin e produkteve të reja antivirus që përfshijnë benefitet e privatësisë të Avast dhe eksperiencës së Norton kurdo që një kompani ka nevojë për një siguri kibernetike.
Software-t dëmtues po përdoren gjithnjë e më tepër në ditët e sotme, si në rastin ku Gigabyte u godit nga një ransomware attack, që preku të gjithë klientët e IT management software, Kaseya.
Këto sulme mund të përfundojnë me supply chain attacks, incidente ransomware ose viruse që prekin dhe përdoruesit e rregullt. Hakerët arritën të fshihnin një virus brenda CCleaner në 2017 duke vjedhur kështu shumë informacione personale si kredencialet e kartave të kreditit.
Antivirusi Norton ka ekzistuar në një formë të caktuar që nga viti 1991, dhe përgjatë 30 viteve ka arritur të ruajë një figurë të mirë në treg.