Kryeministri Edi Rama, duke folur me disa qytetarë në Berat foli edhe rreth mundësisë për të rritur pensionet. Rama u shpreh se kjo është një çështje e ndërlikuar që varet nga paratë që gjenerohen nga skema e sigurimeve.

“Pyetja më e vështirë që mund t’i bëhet kryeministrit të çdo vendi është kjo. Sidomos për dikë që nuk do të gënjejë. Të ulesh sigurimet e të rritesh pensionet është si të thuash do ul prodhimin e qumështit e do rris atë të djathit. Ne kemi bërë një reformë të pensioneve. Nga reforma ka ndodhur diçka. Një mësuese që del sot në pension e ka më të lartë se një mësuese që ka dalë në pension para reformës. Tavani i pensioneve është hequr. Pensioni sot është rezultat i kontributeve. Rritja e pensioneve është jashtëzakonisht e lidhur me kapacitetin për t’i paguar pensionet.”

https://youtube.com/watch?v=GYFt-AnCFsY%3Ffeature%3Doembed

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se po mendohet që të hiqet taksimi për qytetarët që marrin 400 mijë lekë të vjetra rrogë. Ajo që nuk dihet ende, sipas tij, është se kur do të hiqet taksa për këtë grup, në janar të vitit tjetër, apo në janar të 2023.Nga ana tjetër, programet dhe premtimet e PD, Rama i cilësoi si poezi, ndërsa shtoi se “ne jemi në qeveri dhe duhet të themi çfarë do bëjmë.”

“Rritja patjetër që në rastin tonë është e lidhur me balancimin e skemës, por si mund ta krijojmë marzhin për ta rritur.  Çdo qytetar që merr 400 mijë lekë rrogë të mos paguajë taksë. Nuk është pak. Shkon në 67 për qind, e të gjithë pagave. Pra, pa taksë. Nuk e dimë nëse do ta bëjmë në 1 janar të 2022 apo më 1 janar 2023. Ne nuk dalim dot të bëjmë poezi, çfarë themi do ta bëjmë.  Do të nisemi gjithnjë nga mundësitë. T’i rrisim mundësitë e të shpërndajmë më shumë. Kini parasysh që vendet e tjera i kanë ulur pensionet. Serbia për shembull. Ne as që bëhet fjalë për të ndërhyrë në këtë reformë.” sb/abcnews.al/