“Ju faleminderit, sot ne jemi këtu për të vënë theskin shumë fort tek domosdoshmëria e kalimit tek një fazë tjetër për të vendosur kontroll absolute të territorit përsa i përket ndërtimeve të paligjshme. Qëllimi kryersor është për të rritur sa më shumë vetëvdijen dhe ndjenjën e përgjegjësisë të policisë së shtetit.
Në raport me detyrimet
Vazhdojmë të jemi në një fazë konfuzioni mes institucioneve dhe mungese ndërveprimi constant. Kjo kërkon një mbështetje të plotë dhe ëtë e kemi tashmë të garantuar me ndërhyrjen në kodin penal me një pketë të re masash nënligjore që përgjegjësit të jenë të qarta për të gjithë. Është e rëndësishme që të kuptohet se cdo ndërtim pa leje rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër. Duke cënuar pronën pulbike apo private, duke cenuar planet e zhvillimi, buxhetin e shtetit, pasi vetëvetiu kthehet në një ceshtje financiare si rezultat inercisë së një procesi që nuk prfundohet kurrë nëse nuk vihen pikat në fund.
Nga ana tjetër, kemi ndërimet me leje që behen vatra abuzimi, ku mbi lejen e dhënë ndërtohen akoma të tjera dhe krijohen deformime me kosto për shoqrinë. Policia e shtetit ka aftësinë ta kotrollojë këtë fenomen në cdo centimetër të teritorit. Kur vjen puna për një cati, avlli , në fund të botës në zona rurale, gjendet polici që i shkon aty një fshtari, ndërsa kur vjen puna për zona turistike, buzë rrugës, nga Velipoja në Sarandë, atëherë nuk gjendet një polic i tillë.
Të fokusohemi tek fakti që policia e shtetit i ka të gjtiah kapacitetet për t’u bërë mburojë në republikën e Shqipërisë në lidhje me këtë krim. Eksperienca e krijuar në këtë periudhë është e madhe dhe jam i bindur se pas kësaj, strukturat janë në gjendje të japin dhe të shohin më qartë përpara.
Cdo krim ndaj terriorit duhet të jetë për policinë e shtetit i barasvlefshëm si me krimet e tjera si trafikimi i drogës, apo vrasjet e bëra.