Në Ditën Globale të Zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta u bën thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Kreu i Shtetit nënvizon se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

“Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!”  apelon Meta.

Presidenti i garanton të të gjithë shqiptarët se është  i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre.

Shqipëria do të mbajë me 25 prill zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ora tv