Superkupa e Europës 2021 mes Chelsea-t dhe Villareal do të luhet në Belfast më 11 gusht, kështu ka njoftuar Federata Irlandeze e Futbollit.Konfirmimi vjen pas disa spekulimeve që ndeshja do të zhvillohet në Stamboll.Në një deklaratë të postuar ditën e enjte, Federata irlandeze konfirmoi se ndeshja do të luhet në Windsor Park.

“Finalja e Super Kupës UEFA 2021 do të luhet në Stadiumin Kombëtar të Futbollit në Ëindsor Park në Belfast më 11 Gusht”.Shefi ekzekutiv i kësaj federate, Patrick Nelson, është shprehur: “Kemi mbajtur kontakte të ngushta me partnerët tanë në UEFA për këtë çështje dhe pas shumë diskutimeve jemi të kënaqur që ata kanë konfirmuar se ndeshja do të luhet në Belfast”.