Një rast i habitshëm ka ndodhur në SHBA. Një burrë është vënë në pranga pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin shtëpisë. Dhe gjithçka e ka bërë sepse nuk donte që të pastronte jashtëqitjen e një këlyshi qeni që sapo kishte marrë.
Madje siç shkruajnë mediat, 32 vjeçari, Randy Nethken, zhvilloi një fushatë në GoFundMe për ta ndihmuar sepse nuk kishte mundësi. Policia e akuzoi Nathken se e vuri zjarrin pasi u mërzit shumë me këlyshin që jashtëqiste në të gjithë shtëpinë.
Fillimisht ai i tha zjarrfikësve se zjarri kishte nisur në papafingo, por më vonë u zbulua se nuk ishte e vërtetë. Autoritetet thonë se 32-vjeçari mund të lirohet me kusht vetëm nëse paguan 20 mijë dollarë./tvklan.al