Chelsea nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga përpjekjet për ta kthyer Romelu Lukakun në Londër, pasi është duke e përgatitur një ofertë shumë të lartë për sulmuesin e Interit.
Kampioni evropian Chelsea është i gatshëm ta rrisë në 130 milionë euro ofertën për Romelu Lukakun e Interit, raporton Gazeta Express.
Kampioni italian Interi ia hodhi poshtë Chelseat një ofertë prej 100 milionë euro plus mbrojtësi Marcos Alonso, por klubi anglez do të rikthehet me një ofertë erdhe më të majme, sipas mediave italiane.
Sipas Sky Sports Italia, të kaltrit janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit 130 milionë euro për belgun.Reklamë
Lukakut, ndërkohë, Chelsea i ka ofruar marrëveshje afatgjate me pagë vjetore prej 12 milionë eurove.
Qëllimi i Interit ka qenë ta shesë vetëm një yll skuadre dhe nuk priste largime të tjera pas Achraf Hakimit që iu bashkua PSG-së për 71 milionë euro.
Por, sipas mediave të ndryshime italiane dhe britanike, Interi mund të tundohet ta shesë Lukakun për 130 milionë euro këtë verë./Gazeta Express/