40-vjeçari shqiptar nga Elbasani është shprehur se nuk mund të duronte ofendimet prandaj e ka mbytur bashkëshorten e tij.

Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

“Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori.

“Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time”, mësohet se ka thënë autori i ngjarjes që ka pranuar krimin.

Ngjarja ndodhi në Lakoni të Greqisë brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur.