Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ishte shumë i pakënaqur me gjyqtarin e El Clasicos në fundin e ndeshjes. Holandezi këmbëngul se kishte penallti kur u rrëzua Martin Braithëaite në zonë, ndërsa e akuzon gjyqtarin Gil Manzano që ishte vendimtar në rezultat.

“A ndikoi gjykimi? Nëse nuk është 2-2 është e qartë. Nuk e di pse ka VAR në Spanjë. Të gjithë e kanë parë ndeshjen. Është më lehtë të mbrohesh kur vendos shumë lojtarë. Ne nuk jemi mbrojtur mirë në disa momente. Pasimi ynë i fundit nuk ishte i mirë. Kishim shumë posedim të topit, por pasimi i fundit nuk ishte i mirë”.

“Për mua penalltia është shumë e qartë. Të gjithë e kanë parë. Mënyra se si bie Martin, duhet të jetë faull. Gjyqtari mund të mos e shohë lojën, ne kemi VAR-in për situata si kjo. Më mirë të mos them më shumë. Ne merituam një vendim të mirë në situatën e penalltisë”, ka thënë Koeman.

Ai shtoi se mbetet optimist për titullin në La Liga, duke thënë se Barcelona se do të luftojë deri në fund. “Unë jam optimist. Ne kemi treguar se luftojmë. Ne do të reagojmë dhe luftojmë deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë holandezi.

Faxweb.al