Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga arratisja e dështuar e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu 313, duke u ndalur kryesisht tek polici i cili bëri të mundur kapjen e tyre vetëm 3 hapa larg lirisë. Gazetarja shprehet se polici me emrin Myfti, u kthye menjëherë në punë pasi u godit me çengel në kokë nga dy të burgosurit të cilët i ndaloi të arratiseshin. Me kthimin e tij në punë sipas gazetares ka ardhur dhe kërcënimi i parë nga Fatmir Pjetri, i cili e ka kërcënuar duke i thënë: Nuk e harroj kurrë fytyrën tënde, mbaje mend çdo të bëjë ty dhe familjes tënde.

Shkrimi i plotë: Nje njeri qe e do Shqiperine !

Myfiti e fshehu poshte kapeles se policit plagen qe i la ne koke cengeli me te cilin e goditi nje i burgosur i ndezur nga furia per tu arratisur.

Pa buje, pa u lavderime, pa rrahje krahesh dhe pa duartrokitje , Myfiti doli ne pune sikur te mos kishte ndodhur asgje. Te paret qe u shtangen ishin policet e tjere qe e pyeten “pse dole bej pushim” . Policet qe sollen te paraburgosur ne gjykaten e Apelit tregojne me fraza qe ndryshojne nga njeri tek tjetri por qe kane te njejtin kuptim -skam gje, dola se kjo eshte detyra ime.

Mbas arratisjes se deshtuar , polici durueshem ju pergjigj SHKKB, durueshem policise, prokurorise dhe mjekeve. Sidomos mjeket qe i qendruan mbi krye, i qepen plagen mbi koke dhe krahun qe ai e ngriti lart instiktivisht per tu vetmbrojtur , mbasi Fatmir Pjetri, i burgosuri me 30 vite denim ju hodh persiper duke e goditur me cengelin e hekurt.

Ekspertet e mjekesise ligjore pohojne se polici shpetoi sepse jetegjati nuk behet jete shkurter, e megjithate pertej ketij interpretimi Myfiti qe pret te dale ne pension meriton nje duartrokitje, mbasi furia e nje te burgosuri ne arratisje e siper eshte nder me te rrezikshmet per jeten.

Disa policeve u shpetoi lehtesisht Dritan Dajti, disa te tjere ne Drenove u tulaten kur shtate te burgosur te rrezikshem dolen nga burgu ne menyre spektakolare, teksa nje tjeter kishte deshtuar te dilte nga tyneli i 313. Histori qe tregojne se si shume police perfunduan ne burg , mbasi u dyshuan si bashkepuntore dhe nuk arriten dot te provonin pafajesine

Myfiti parandaloi nje arratisje te nje trafikanti te denuar me 14 vite burgim per mese 600 kilograme kokaine dhe nje grabitesi qe i maskuar edhe si Babagjysh, rrenqethi nder vite e traumatizoi qytetare e biznesmene me sulmet e aramatosura.

Veprimi i ketij polici nuk mund te kaloje ne heshtje dhe as me indiferentizem, ndonese ai beri vec detyren.

Ai meriton nje duartrokitje, sepse eshte mes te pakteve qe permes sakrifices sapo ka dhene deklarate dashurie per atdheun e tij.

Ky polic modest qe qendron ne deren e brendshme te nje burgu, qe vitet me te shumta te jetes i ka kaluar duke u veshur urtesisht me uniformen e policit te disa burgjeve.

Mbas rrezikimit te jetes , ai u kthye ne burgun 313 dhe u ul serisht ne vendin e tij te zakonshem dhe policet e tjere tregojne se u stepen kur e gjeten aty tek porta . Teksa shoqeronin te paraburgosurit per seanca ne gjykaten e apelit njeri nder ta perserit dhe te tjeret aprovojne se si ndodhi sulmi – i burgosuri i tha – mos u afro se do te vras! Dhe kur me u vendosem prangat Pjetri e kercenoi prape:- nuk e harroj fytyren tende, mbaje mend cdo te bej ty dhe familjes tende.

Myfiti sipas asaj qe thone e perserisin nga e diela koleget e tij mbante doren tek plaga dhe ne heshtje u drejtua tek porta. Atje ku kishte detyren dhe ku me pas zevendesuan derisa te mjekohej

Ja nje njeri qe e do Shqiperine. Sa te tjere te panjohur si ai..