Kryeministri Edi Rama e quajti një farsë arrestimin e Hashim Thaçit dhe ish udhëheqësve të tjerë të Kosovës të cilët mbahen në Hagë.
Rama u shpreh se ndaj tyre nuk është provuar asnjë akuzë për krime lufte ndërsa u shpreh se maxhoranca do e dërgojë çështjen para liderëve të shteteve më të fuqishme të botës.
“Është me rëndësi të reflektohet se qëllon që edhe unë të besoj se Kosova për Putin dhe Rusinë është peng jo për hir të Serbisë por për një qëllim shumë më të madh. Që sot të shfaqet me sulmin ndaj Ukrainës si karshillëk ndaj rendit perëndimor. Më shumë se një herë ka lënë të kuptohet që erdhi koha që atë që keni bërë ju sot po e bëjmë ne.
Te fabrika e gënjeshtrave, gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra për UÇK që është projektuar me një strategji, Nuk ka filluar me gjykatë por shumë kohë përpara dhe ka pasur për qëllim diskreditimin e UÇK ta çojë në ngritjen e një gjykate speciale me duart e vetë Kosovës. Surpriza më e madhe që duhet të bëjë të reflektojnë shumë që nga miqtë amerikanë te miqtë e tjerë perëndimorë, është shtëpia e verdhë dhe Tribunalja. Doli një shtëpi e verdhë, U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi dhe të tjerët ua hiqnin nga trupi serbëve dhe i shisnin në pazaret e peshkut dhe mishit në Europë.
Një tmerr për të diskredituar një luftë çlirimtare. Tani ka një pyetje që për sa më takon ne si qeveri dhe shumicë parlamentare në Shqipëri do bëjmë çmos ta vendosim përballë të gjithëve që nga Joe Biden, Boris Johsnon, Macron dhe këtë të doni tjetër ju. Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat i një raporti që mori bekimin e KiE, me gjithë akuzat që kishin në qendër shtëpinë e verdhë ka nxjerrë një aktakuzë ku nuk ka asgjë. Zero lidhje as me shtëpinë e verdhë, as me organe, as me jorgane. Çfarë lidhje ka mes Dick Martyt, jo si person se më vjen keq që duhet t’ia zë emrin, me faktin që edhe sot që flasim Rusia kundërvihet me trafikun e organeve dhe me Dick Martyn dhe si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainën. Duhet të mos e pranojmë më këtë farsë me Hashim Thaçin Kadri Veselin, Jakup Krasniqin. Ne kemi punë me korpusin politik që id ha jetë kësaj gjykate.
Presidenti i SHBA duhet të reflektojë në lidhje me këtë çështje. Nuk është e pamundur që gjithë ky komunitet vendesh të ketë rënë në një grackë të ngritur nga Rusia. Edhe nëse nuk është kjo nga mënyra si është ndërtuar kjo, praktikisht sot i shërben Rusisë, nuk i shërben demokracisë”, tha Rama.
“Në shtator do shkoj në Strasburg për ta ngritur çështjen atje në KiE dhe për t’i kërkuar të distancohet nga Dick Marty. Nuk është gjetur as shtëpi e verdhë dhe as një lidhje me trafikun e organeve të trupit”, u shpreh Rama.