Erion Murataj PSD

Siç tregon në “Mam” nga Orinda Huta, të qenët nënë ishte një thirrje e brendshme që në moshë të vogël. Ardhja e Gaias ndodhi pikërisht në momentin kur pas 12 vjetësh me ditë të tejmbushura, duhet të bënte një pushim.

Olta ishte e përgatitur, e gatshme për të qëndruar në shërbim të vajzës por ky gëzim pati edhe një kosto në marrëdhënien bashkëshortore. Ajo tregohet e sinqertë teksa përshkruan ndryshimin e dinamikës në çift, momentin kur fëmija bëhet “i treti” në marrëdhënie, sepse prioriteti nuk është më partneri.

“Duhet ruajtur balanca sepse për mua fëmija në momente të caktuara, të paktën me atë çfarë unë kam përjetuar me Ivin në vitet përpara se të vinte Gaia, jam kënaqur, e kam shijuar pafund atë marrëdhënie dhe gjërat u prenë me thikë në momentin kur erdhi Gaia dhe ndoshta ndodhi kjo situatë që ta kuptoja që fëmija ndonjëherë është edhe i treti në mes për të ruajtur ti… nuk e ruan dot njësoj kohën që i keni dedikuar njëri-tjetrit”.

Olta e vlerëson maksimalisht kontributin dhe kohën që Ivi gjen për familjen përtej karrierës së tij, por s’e mohon që e ka marrë malli të qëndrojnë vetëm.