Është e ditur nga të gjithë tashmë që babai i Meghan Markle nuk ka më një raport të mirë më të bijën që kur ajo u bë pjesë e familjes mbretërore.
Harry dhe Meghan nuk kanë më komunikim me të pasi që kur ai gënjeu për një gazetë britanike.
Por ai nuk ndalet,pas lindjes së mbesës dhe mohimit për ta takuar ai në një intervistë ka kërcënuar sërisht vajzën e tij se do të publikojë bisedat në të cilat duket qartë që Meghan nuk e lejon të takojë nipërit dhe në këtë mënyrë të gjithë do të kuptojnë si është ajo në të vërtetë.
“Jam shumë i dëshpëruar që nuk arrij ta mbaj dot mbesën time.”
Vitin e kaluar, Meghan-i akuzoi mediat britanikë duke thënë se shkatërruan marrëdhënien e saj me babin. Sipas saj atij i ishin ofruar para që të bënte komente negative për të duke thënë se nuk e telefonon, nuk do t’ja dijë për të.