Basha pas homazheve për Saimir Hoxhën:

Jam këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit nënkomisarit Saimir Hoxha, bashkë me lutjet që shpirti i tij të prehet në paqe, me lutjen që Zoti të lehtësojë dhimbjet e familjarëve të tij. Shpreh solidaritetin për motrat dhe vëllezërit me uniformë të Saimir Hoxhës, që përballen çdo ditë me krimin për të siguruar jetën e çdo qytetari. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i tyre i dikurshëm, them se dhimbjen e tyre të përditshme e ndjej përditë. PD do të bëjë gjithçka për të rivendosur dinjitetin e motrave dhe vëllezërve me uniformë të Saimir Hoxhës