Pas përfundimit të aventurës në Ferma VIP 2, duket se rrugët e dy ish-konkurrentëve, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, janë ndarë edhe jashtë formatit.

Përmes një postimi në InstaStory, Alba ka bërë të ditur se marrëdhënia e tyre ka marrë fund. Ajo shpjegon se pas një kohe reflektimi të dy kanë marrë vendimin për t’u ndarë, duke zgjedhur secili të ecë në rrugën e tij

“I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane.

Ju falënderoj për mirëkuprtimin dhe për hapësirën”, shkruan ajo.