
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, në Top Channel, ku foli për rrugëtimin e saj në reality show dhe jo vetëm.
Moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, e pyeti Livian edhe në lidhje me babain e saj, të cilin e pa për herë të parë pas 22 vitesh gjatë një lidhje ‘Skype’ kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo tregoi se ende nuk kishte folur me të apo takuar, por Livia u surprizua nga babai i saj përmes një audiomesazhi:
“Livia, jam shumë i lumtur që sot kam mundësinë të komunikoj me ty. Të kam ndjekur në Big Brother deri ditën e fundit që ti dole. Më ke bërë shumë krenar. Ti nuk arrite të fitosh Big Brother-in, por ke fituar më shumë se aq, e njësoj si ti kam fituar edhe unë. Kemi fituar më në fund njëri-tjetrin dhe nuk besoj se ka fitore më të madhe se kjo. Nga ky moment do të fitojmë kohën e humbur, nuk është kurrë vonë. Komunikimi jonë pas 22 vitesh ka qenë vërtetë emocionues për mua, ndoshta nuk mund ti kem shprehur mjaftueshëm ato që ndjeja, por atë natë zemra gati më doli nga vendi. Sot jam i lumtur për ty, për ne, i lumtur se nuk do ndahemi më. Të premtoj se ti e ke të hapur derën e zemrës sime por edhe të shtëpisë”.
Ish-banorja e BBV 4 u emocionua shumë nga ky mesazh i babait të saj dhe u shpreh:
“Kur flitet për babin stepem komplet se nuk di të reagoj, janë 22 vite heshtje. Këto janë fjalë të forta që nuk i kam dëgjuar kurrë. Do ta thërras në telefon patjetër. Kjo është një nga fitoret e Big Brother, nuk e prisja. Dua ti them që mezi pres ta njoh se mami gjithmonë më ka thënë se jam kopja e tij”.
Livia gjithashtu pati një mesazh për babain e saj:
“Kam shumë angazhime në Shqipëri, por mezi pres të vij në Itali, të kalojmë pak kohë bashkë¸të shihemi në sy, të dëgjoj edhe historitë e tua jo vetëm nga mami”.
