Reforma e pensioneve e kërkuar nga Emmanuel Macron “do të vazhdojë rrugën e saj demokratike”. Kjo është deklarata që u përsërit nga presidenti francez gjatë një interviste në France 2 dhe TF1.

“Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë ka dështuar. Tani duhet të presim shpalljen e këshillit kushtetues. Ne duhet të ecim përpara: është në interesin më të mirë të vendit”, shtoi Macron.

Po ashtu, presidenti francez shtoi se reforma e pensioneve duhet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.

Kjo është hera e parë që Macron flet që nga miratimi përfundimtar i reformës që ka shkaktuar debate dhe protesta në vend.

Ndërsa flas me ju, a mendoni se do të doja ta bëja këtë reformë? Përgjigjja është jo. Mund të kisha fshirë pluhurin nën tapet, si shumë para meje, përgjigja është po…”, vijoi ai.  

Për Macron, reforma e pensioneve nuk është luks por “përkundrazi është më e nevojshme se kurrë më parë,” për të rikthyer në ekuilibër sistemin e pensioneve.