Nuk është më sekret që pandemia ka goditur rëndë financat e klubeve të futbollit, ndaj edhe lëvizja e prillit për të krijuar superligën europiane me këtë pretekst u ndërmor me ideatorë drejtuesit e Realit, Barcelonës dhe Juventusit.
Pas deklaratave të Perez, që foli për një vit të vështirë financiar dhe të Laportës që tha se situata financiare e Barcelonës është më keq nga sa e mendonte, nga Italia bëhen publike disa shifra të frikshme negative për Juventusin.
Gazeta Italiane Tuttosport, e njohur për afërsinë me bardhezinjtë thotë se borxhi i Juventusit ka shkuar në rreth 360 milionë euro dhe për këtë arsye drejtuesit po mendojnë që të rrisin kapitalin për të mos penalizuar fort merkaton e klubit.
Megjithatë, merkatoja do të përqëndrohet te ndërtimi i një ekipi solid me emra të njohur, por jo më me paga si ajo e Cristiano Ronaldos, që ishte 31 mln euro në sezon dhe bashkë me bonuset shkonte deri në 35 deri në 40 mln euro.
Më shumë se gjysma e borxhit të akumuluar është pikërisht për shkak të Ronaldos. Në tre sezone të Juventusi portugezi është paguar rreth 100 mln euro dhe kësaj shifre i shtohen edhe 100 mln euro të tjera që u ble nga Reali i Madridit në verën e vitit 2018-të.
fax web