Një ngjarje e rëndë e ndodhur të mërkurën e 17 gushtit tronditi qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë, 33 vjeçari Madrid Ulqinaku.

Për ngjarjen e ndodhur, u arrestua 18 vjeçari Edjen Dino i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e 33 vjeçarit Ulqinaku i cili u qëllua me armë zjarri nga 18 vjeçari Henriko Peqini i cili është ende në arrati së bashku me 33 vjeçarin Kaludjan Sallufi.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Eiden Dino, sherri kishte nisur pasi Klaudjan Sallufi i kërkoi llogari Ulqinakut pse ky i fundit pa dashje e kishte shkelur. Më pas Henriko Peqini nxorri armën nga marsupi dhe qëlloi drejt Ulqinakut.

Mes të tjerash, Dino ka theksuar se para se të ndodhte e gjithë ngjarja, ky i fundit së bashku me Henkriko Peqinin dhe Klaudjan Sallufin kishin qenë duke konsumuar kokainë. Ndërkohë policia po heton edhe pistën e prishjes së pazareve të drogës në këtë ngjarje të ndodhur.

Pasi në media ka qarkulluar lajmi se autori i vrasjes, Henriko Peqini është nipi i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “madnela i Elbasanit” kreu i grupit kriminal të krijuar në ’97-tën, ka ardhur edhe reagimi nga familjarët e 18 vjeçarit. Ka qenë vetë daja i Horgitos i cili e ka mohuar këtë lajm, duke thënë për Abc se media kishte dalë në këtë konkluzion vetëm nga mbiemri i përbashkët që kishin me mandelën e Elbasanit.

Mes të tjerash, ai ka dënuar veprimin e bërë nga nipi i tij dhe ka bërë thirrjen që policia të hetonte ngjarjen deri në fund pasi nuk e kuptonte se çfarë mund ta lidhte nipin e tij me një 33 vjeçar.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandeles. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im. në e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”– u shpreh daja i 18 vjeçarit për Abc.